Historia e Gjakovës

Qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare mbidetare e Gjakovës është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje.
Sipas të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.
Gjakova si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë.
Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.
Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë.
Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj.
Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe
Qafës së Morinës.




Druckbare Version
Seitenanfang nach oben